Partia Agrare Ambientaliste:Rama i keqpërdori punonjësit e Rafinerisë së Ballshit për të fshehur korrupsionin dhe kapjen e shtetit

E Enjte, 17 September 2020 10:13

 

Kjo situatë tragjike me punonjësit e Rafinerisë së Ballshit nuk do të ndodhte dot pa miratimin në heshtje dhe për përfitime korruptive të qeveritarëve. Sepse asnjë institucion apo kompani publike aq më pak kompani private nuk mund të vazhdojë punën pa paguar pagat, sigurimet shoqërore, detyrimet doganore dhe tatimore. Këto detyrime të pa-paguara që kanë shkuar si përfitime abuzive të pronarëve privatë sepse qeveritë i kanë falur këto detyrime me ligj.

Rafineria ka ndryshuar shumë herë pronarët sipërfaqësorë me miratim të Ministrisë, ndërsa detyrimet për pagat dhe sigurimet shoqërore u mbeten në kurriz punonjësve të Rafinerisë së Ballshit.

Çdo tolerim korruptiv për pronarët nuk është bërë në favor të punonjësve që nuk marrin dot pagat dhe që ju mungojnë të derdhura kontributet e sigurimeve shoqërore por për shkak të korrupsionit të zi dhe kapjes së shtetit.

Vetëm në prag të zgjedhjeve Rama dhe ministrat e tij ju kanë bërë premtime mashtruese elektorale këtyre punonjësve që mbijetojnë në kushte varfërie ekstreme, se kanë përzgjedhur investitorë strategjikë miliarderë.

Është e vërtetë se pikënisja e problemeve fillon me privatizimin korruptiv në kohën e PD-së, por PS kërkoi dhe mori vota se do ta zbulonte e dënonte këtë korrupsion.

Një qeveri që 8 vite gënjen se do ta luftojë korrupsionin me këtë pasuri kombëtare, nuk është thjesht demagogjike, nuk është thjesht e paaftë por është qartësisht e korruptuar dhe e kapur

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...