Partia Republikane fillon fushatën me ngritjen e shtabit elektoral. Në një mbledhje me Kryesinë, përpos shtabit qëndror dhe atij elektoral, u caktuan dhe koordinatorët e të dërguarit e Asamblesë nëpër qarqe.
Fatmir Mediu, kryetari i PR kërkon një bashkim të djathtës dhe të majtësh kundër Edi Ramës.
“Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore të padsikutuar në zgjedhe , megjithë levizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës” deklaroi zoti Mediu.