Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme.
Burime bëjnë me dije se sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahet prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj
Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.
Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Helena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.
Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxweb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për t’iu nënshtruar procesit të Vetingut.