Shqipëria refuzoi azilin për shtetasin turk/9 eurodeputetë, letër Ramës:Rrezikoni integrimin!

Premte, 18 September 2020 18:51

 

Një grup eurodeputetësh i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me vendimin për t’i refuzuar azilin shtetasit turk, Selami Simsek.

Nismës së eurodeputetes rumune, Ramona Strugariu iu bashkuan edhe 8 eurodeputetë të tjerë, që thonë se Simsek ka pretenduar vazhdimisht se do të përballet me ndjekje penale nëse deportohet në Turqi si anëtar i lëvizjes klerike Fethullah, të cilën autoritetet e Ankarasë e konsiderojnë si organizatë terroriste.
Eurodeputetët kujtuan se në mars 2020, Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) nisi një hetim mbi ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik, i ekstraduar mbrëmjen e vitit të ri. Ai u arrestua së bashku me Simek dhe u akuzuan për falsifikim të dokumenteve. Çelik u ekstradua në “rrethana mjaft të dyshimta”, citojnë eurodeputetët.

 

Sipas eurodeputetëve, Simsek iu refuzua azili për arsye teknike pasi ai nuk arriti të apelojë çështjen brenda 15 ditësh ndërsa kërkoi një sqarim nga Shqipëria për këtë çështje.

 

Eurodeputetët kërkojnë nga Shqipëria të përmbushë detyrimet ndërkombëtare të parashikuara në Konventën e Gjenevës për Refugjatët, e cila përcakton se “një person nuk duhet të kthehet në një vend ku përballet me kërcënime serioze për jetën ose lirinë e tij”.

Ata gjithashtu i kujtuan qeverisë se respektimi i të drejtave të njeriut është një kusht për anëtarësimin në BE.

“Parlamenti Evropian ka qenë një mbështetës i fortë i përpjekjeve të Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ne jemi shumë të shqetësuar për efektin që këto dukuri të përsëritura të mosrespektimit të të drejtave themelore mund të kenë në procesin e integrimit evropian të vendit” shkruanin eurodeputetët në letrën drejtuar qeverisë shqiptare ”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...