Presidenti Meta:Dibranët, shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare

Saturday, 19 September 2020 11:28

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon vizitën e tij në trevat e Dibrës.

Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.
Në çdo këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet e lojrat e larmishme, në kostumet popullore ku janë hedhur ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore, në traditat dhe folklorin e kësaj treve gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, reflektim i fuqishëm i shpirtit atdhetar dhe artistik i dibranëve.
Mirënjohje Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës” për pasionin, përkushtimin dhe transmetimin brez pas brezi të vlerave folklorike të një treve me tradita ndër më të shquarat atdhetare.
I kemi borxh Dibrës dhe Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që të rinjtë tanë t’i duan rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë. 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...