Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë 7 viteve të qeverisjes së tij

Diel, 20 September 2020 17:43

Nga Robert Delija

Kryeministri dje na qenkërka krenuar me ndërtimin e një kopshti në Paskuqan
Si një mjeshtër i fasadës që është, ky kopësht do të inagurohet 3-4 herë me foto para ndërtimit, gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit, si dhe plot pamje nga projekti 3D. I parë nga këndvështrimi i Edi Ramës, ky kopësht për rreth 200 fëmijë është shumë më shumë se ç'meritojnë banorët e Paskuqanit.
Si një mjeshtër i keqqeverisjes që është, Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë viteve që kjo bashki drejtohej nga të djathtët. Këshilli bashkiak është detyruar të rrisë taksat bashkiake për të "mbijetuar" nga mungesa e vëmendjes nga qeveria dhe kryetari i saj, i cili sot krenohet për një investim që më shumë mundësi ka ardhur nga jashtë.
Si një i dehur nga pushteti që është, nuk arrin të shohë se sa larg Tiranës është ekonomikisht Paskuqani, ndërkohë që gjeografikisht janë aq afër.
Por ndryshe nga ai, banorët e Paskuqanit janë me kembë në tokë, e prekin realitetin çdo ditë; realitetin me rrugë të pashtruara, me mungesa hapsirash për fëmijët, me mungesë uji të pijshëm 24 orë, me projekte të ardhshme për tu prishur shtëpitë, e me shumë probleme të tjera që një kryeministër i përgjegjshëm s'do kishte fytyrë tu dilte para pas 7 vitesh qeverisje, e jo më të shesë një kopësht si një investim kolosal në një vend me aq shumë probleme.
Megjithatë nuk çuditem, se fytyrën e Edi Ramës e di si unë ashtu dhe banorët e Paskuqanit, të cilët me zor po e presin datën e zgjedhjeve për t'ja treguar se si përfundon kur tallesh me investime qesharake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...