Mashtrimi i Kryeministrit me “Listat e Hapura”

Hënë, 21 September 2020 08:05

 

-Loja e kryeministrit gjoja me “listat e hapura” kishtë të bënte me qëllimin që të fuste duart në Kushtetutë për të hequr koalicionet parazgjedhore. Formula e tij është e rafinuar, por në fund do të zgjidhen deputetë vetëm emrat që do Edi Rama e jo ata që dëshiron elektorat (Shiko tabelën)

Teza e fundit e Rilindjes se PS po hap 100 % listat e kandidatëve për deputetët është mashtrimi më i madh publik ndaj qytetarëve. Drafti i propozuar nga PS në Këshillin Politik mund të ketë brenda tij çdo gjë, por vetëm hapje listash që ti votojnë qytetarët, nuk ka. Dokumenti i PS-së shkruan diku në një nen që “lista janë të hapur”, por me vonë paraqet një formulë për llogaritjen e mandateve që e bën të pavlefshme nismën. Sipas formulës së PS, në ndarjen e mandateve pasi përfundojnë zgjedhjet KQZ-ja merr parasysh renditjen numerike të emrave që ka dorëzuar kryetari i partisë. Ndërsa kandidatët e fundit në listë edhe pse mund të marrin më shumë vota nga kandidatët në krye të listës, në bazë të formulës rilindase nuk zgjidhen automatikisht deputetë. Por renditja që bën kryetari në listë nuk është pengesa e vetme. Për të frenuar zgjedhjen deputet të emrave që nuk i duhen Edi Rama ka futur në propozim dhe një tjetër pikë bllokuese. Konkretisht në Tiranë ku zgjidhen 34 deputetët nga gjithë forcat politike, PS propozon një listë me 34 mandate. PS fiton në zgjedhjet e fundit 18 mandate sipas renditjes. Me skemën e re, kandidati i 34 mund të marrë më shumë vota personale se çdo kandidat tjetër, por këto vota nuk i japin mandatin. Sipas propozimit të PS emri i tij mund të shkojë në KQZ si fituesi i 18-të, por nuk duhet të prekë renditjen e emrave të parë, të cilët e kanë mandatin me “tapi” nga kryetari. E thënë thjesht, propozimi i PS me “lista të hapura” do të zgjedhë deputetë ata emra që do kryetari dhe janë në krye të listës dhe jo ata që votohen realisht nga qytetarët. Projekti i PS është mashtrim publik edhe tallje me gjithë qytetarët që e besuan reformën zgjedhore.

 

Por si nisi manipulimi me hapjen e listave të PS? Edi Rama dhe PS ishin forca politike që në vitin 2008 mbyllën listat dhe praktikisht e bën të pavlefshme garën e kandidatëve në zgjedhje duke e kaluar në dorë të kryetarëve dhe partisë gjithë procesin. Që nga viti 2008 nuk ka më deputetë me integritet, nuk ka më garë politike brenda partive dhe praktikisht nuk ka zgjedhje individësh, por vetëm vota për partinë dhe kryetarin. Kushto që do të hyjë në politikë duhet ta ketë mirë me kryetarin e partisë që ta vendos në një vend fitues në listat e kandidatëve. Në të kundërt, sado profil i lartë politik të jetë një kandidat dhe sado mbështetje të ketë në zonën ku kandidon, listat e mbyllura të kryetarëve dhe Kodi Zgjedhor nuk i japin asnjë shans për fitore. Këtë model e futi Edi Rama në politikë dhe listat e mbyllura i siguruan kthimin e partisë në një repart ushtarak dhe më pas kontrollin e plotë të qeverisë.

Në vitin 2020, pasi u miratua reforma zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 qershorit me ndërkombëtarët, Edi Rama u kujtua të “hapte listat” . Në Parlament deklaroi se shumica e sondazheve dhe opinionit publik kërkonin hapjen e listave dhe PS nuk mund të shkonte kundër interesit të qytetarëve. Rudina Hajdari dhe deputetët e tjerë të opozitës që realisht s’kanë mese merren në Kuvend nxituan të parët të deklarojnë se mbështesin PS. Disa shoqata civile, që brenda javës janë kthyer në parti politike, dolën me bujë në media dhe deklaruan se Edi Rama ka të drejtë, listat duhen hapur. Të gjithë që ngritën dyshime për ketë ide të Edi Ramës, përfshirë dhe opozitën reale, u etiketuan si përfaqësues të së vjetrës që nuk kuptojnë reformën e madhe që po bënte kryeministri. Me shoqërinë civile që tani është parti politike, së bashku më opozitën parlamentare, që nuk di çfarë bënë, Edi Rama tha se do hapte lista, por edhe do të ndryshonte “pak” Kushtetutën për të ndaluar koalicionet. Të ndryshimi i Kushtetutës ishte gjithë loja dhe mashtrimi i Rilindjes. Mbështetja e gjasme shoqërisë civile dhe opozitës në Kuvend duhej vetëm për të kaluar në Kuvend masakrimin e Kushtetutës. Jo se Edi Rama nuk kishte votat për ta votuar i vetëm kushtetutën, por i duhej të mashtronte opinionin publik me një mbështetje të gjerë. Me këtë mashtrim publik PS ndryshoi Kushtetutën që ndalon koalicionet parazgjedhore dhe kështu shpreson të përçajë opozitën reale në zgjedhje. Çështja e listave u harrua nga Edi Rama dhe për dy muaj ka bërë deklarata që flasin vetëm për barazinë gjinore dhe plotësimin e listave me 30 % gra dhe vajza. Hapja e listave tashmë nuk i intereson më dhe ndaj në Këshillin Politik ka propozuar një formulë të komplikuar për kandidatët që në fund i jep avantazh vetëm emrave që propozon ai.

Opozita ka kërkuar zyrtarisht hapje të listave 100 % pa mekanizma bllokues dhe pa skema false që shkatërrojnë garën në zgjedhje dhe garën brenda partive. Por hapja e listave për Edi Ramën do të thotë dalje e partisë nga kontrolli. Rilindasit edhe me lista të mbyllua dhe me fatin politik në dorë të Edi Ramës po hanë njeri-tjetrin. Me lista të hapura konkurenca politike dhe përplasja për tendera e hapësira pushteti të rilindjes do e kthente PS në një kafaz ku besnikët e Edi Ramës do shqyenin njeri-tjetrin dhe viktimat kryesore do ishin socialistët e ndershëm që janë në politikë për parime.

Edi Rama mashtroi publikun me gjoja “listat e hapura” vetëm që të justifikonte ndryshimin e Kushtetutës, pasi qëllimi kryesor ishte heqja e koalicionëve parazgjedhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...