1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Vasili: Qytetarët ende në çadra dhe kontenierë, qeveria asnjë plan

Hënë, 21 September 2020 12:01

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se edhe pse ka kaluar një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, ende qytetarët po jetojnë në çadra dhe kontenierë dhe akuzon qeverinë se nuk ka ende asnjë plan. ”Nuk ka asnjë plan të qeverisë që sot të mos ketë as edhe një banor të vetëm në kontejner apo në çadër, apo të mos ketë asnjë banor të vetëm që improvizon mes rrënojave atë pjesë që nuk ka rënë akoma, për t’u strehuar gjithsesi e për të futur kokën, gjëra që i keni parë gjerësisht në mediat shqiptare. Nuk ka asnjë plan për tërë këto familje, një pjesë e të cilave kanë punuar me ndonjë biznes të vogël, që e kanë humbur edhe atë për shkak të pandemisë. Dhe janë me qindra e qindra qytetarë e qytetare të të gjitha moshave, që janë të lënë në mëshirë të fatit, në mes të 4 rrugëve, pa asnjë ndihmë”,- tha gjatë deklaratës për shtyp.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

 

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! 1 vit më parë, pikërisht më 21 shtator si sot , Shqipëria u godit nga një tërmet shumë i rëndë, i cili u pasua dhe nga një tërmet tjetër më 26 nëntor. Sot 1 vit pas këtij tërmeti ndërkohë që vjeshta ka hyrë, qindra dhe qindra familje vazhdojnë të ndodhen në kontejnerë, vazhdojnë të ndodhen në çadra apo të futur në rrënoja duke improvizuar ambiente sa për të futur kokën në një mizërie të pashpjeguar.

Kjo është një situatë nga më tragjiket që mund të ekzistojë, që së bashku me pandeminë që ju vendos këtyre familjeve e ka kthyer në një gjendje tragjike, përballë shqiptarëve ka pasur një qeverisje që i ka gënjyer pa fund, ka shitur projekte në 3D, në ekrane, bukuri virtuale pa mbarim, ndërkohë që realiteti është krejt i ndryshëm. Ka mjaft familje që nuk kanë mundur të marrin bonusin e qirasë që u bëhet presion në mënyrë të përditshme, sikur ata kërkojnë favor dhe jo të drejtën e tyre legjitime të mbijetesës dhe e gjitha kjo në shumë raste është kthyer në një pazar të shëmtuar, ku qeveria përpiqet të shesë dhe të blejë hallin e njerëzve në një nevojë ekstreme.

Natyrshëm, i gjithë sistemi mbështetës ndaj këtyre familjeve, përveç banesave që ndodhen në një mënyrë kritike dhe në këto kushte mizerabël dhe ndihmat minimale humanitare, siç është provuar gjerësisht, kanë qenë në nivele qesharake mizerabël, thuajse nuk kanë arritur kurrë, pavarësisht raportimeve të qeverisë të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, pasi qytetarët janë të gjallë dhe kanë denoncuar gjerësisht dhe në mediat shqiptare se si ata nuk janë ndihmuar qoftë dhe me bukën e gojës. Dimri po afron sërish, dhe pasi kaluan një dimër shumë të rëndë në këtë vit që avash avash po lëmë pas, i pret një dimër tjetër pa asnjë shpresë dhe pa asnjë perspektivë, qytetarët nuk duan të shikojnë më projekte me 3D, nuk duan të dëgjojnë më sesa qindra milionë e miliardë qeveria po merr në ndihmë të tyre. Ata duan të shikojnë në mënyrë konkrete sesi zgjidhet halli i tyre në mënyrë të menjëhershme.

Nuk ka asnjë plan të qeverisë që sot të mos ketë as edhe një banor të vetëm në kontejner apo në çadër, apo të mos ketë asnjë banor të vetëm që improvizon mes rrënojave atë pjesë që nuk ka rënë akoma, për t’u strehuar gjithsesi e për të futur kokën, gjëra që i keni parë gjerësisht në mediat shqiptare. Nuk ka asnjë plan për tërë këto familje, një pjesë e të cilave kanë punuar me ndonjë biznes të vogël, që e kanë humbur edhe atë për shkak të pandemisë. Dhe janë me qindra e qindra qytetarë e qytetare të të gjitha moshave, që janë të lënë në mëshirë të fatit, në mes të 4 rrugëve, pa asnjë ndihmë.

Shqiptarët, tërë këto familje, të gjithë qytetarët anë e mbanë vendit indinjohen kur shikojnë se si pa u lodhur, duke shpërdoruar një propagandë të pështirë, sesi shkojnë në një banesë të vetme, apo gjëkundi tjetër, në një shtëpi të lyer apo të rikonstruktuar, për ta shitur sikur mijëra shqiptarëve po u zgjidhen hallet. Shqiptarët nuk kanë nevojë më të gënjehen. Faktet janë të vërteta, janë tronditëse. Ju e keni parë që kanë arritur të kërcënojnë edhe njerëz, që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërmeti, vetëm e vetëm që t’i përgjigjen dhe t’i bëjnë fresk propagandës së qeverisë.

Situata është dramatike, situata është tragjike. Kjo situatë kërkon raportim të qartë, zgjidhje të menjëhershme, raporte se cilat janë dhe cilat duhet të jenë zgjidhjet dhe nuk duhet të ketë asnjë banor të vetëm, që të kalojë dimrin në kontejner, në çadër apo në rrënoja. Qeveria është zemërmadhe pafund dhe jep 1,2 miliardë euro koncesione në kulmin e pandemisë, bën tenderë pafund për zyra, për lukse, për lulishte inekzistente, e për lloj soj maskarallëqesh të tjera, përfshirë edhe afera të tilla të turpshme, siç ishte ajo e inceneratorëve.

Por, ndërkohë që ka para për këto, nuk gjen dot para dhe i lë njerëzit në çadra, në kontejner, në mizerabilitet të plotë. Këto janë fakte të vërteta. Kjo nuk do të thotë të bësh politikë me këtë fatkeqësi, por do të thotë të vësh gishtin në plagë dhe të kuptojë kjo qeveri që nuk mundet më të tallet e të marrë nëpër këmbë hallin e të tjerëve. Këto probleme kërkojnë zgjidhje. Fëmijët e këtyre familjeve duhet të shkojnë në shkollë. Këta fëmijë duhet të kthehen e të bëjnë detyrat e tyre në shtëpi. Nuk mund t’i bëjnë në rrënoja apo në çadër, duke u dridhur nga të ftohtit, apo duke u përvëluar nga ditët e nxehta që lamë pas. Koha nuk pret më. Kjo papërgjegjshmëri duhet të marrë fund. Qoftë edhe në këto ditë të pakta që i kanë mbetur kësaj qeverie, ka detyrimin shtetëror e kushtetues t’u përgjigjet njerëzve, pavarësisht se koha e largimit të saj ka ardhur. Faleminderit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...