Nga Tritan Shehu
Gjendja e rende Covid reflekton keq menaxhimin Rama, kjo nuk eshte “vala e dyte”!
Dikush desheron te fshehe deshtimin Covid ne vendin tone mbas “vales se dyte”.
Nuk eshte e vertete, tek ne vazhdon pa asnje pauze ajo cfare filloi ne janar, vazhdoi me tej me nje “mbyllje” teatrale, e pasuar me ate “hapje” pa asnje strategji, vecse per te marre Rama “dafinat e fitores”, e gjithe kjo pa masa reale e eficiente edhe per te ardhmen.
Perfundimi eshte kjo krize aktuale ne thellim shendetesore shume mujore e pa asnje pauze, me nje perspektive te erret per vjeshten e dimrin.
Te dhenat qe e konfirmojne kete gjendje tejet alarmante duket se kane patur vetem nje efekt mbi qeverisjen, “avullimin” Kryeministrit, asnje premiresim a veprim, asnje pregatitje:
--Kujdesi paresor vazhdon i pa mbrojtur, i pa pregatitur e i paralizuar, kur ai vecanerisht ne prag e fillimit edhe te virozave stinore duhet te jete nje mekanizem thelbesor i perballjes.
Per mjekun e familjes nuk eshte shperndare as edhe nje protokoll zyrtar mjekimi, asnje mundesi me shume trajtimi, duke e lene cdo gje sporadike e ne amulli, me te gjithe koston financiare ne mjekim dhe diagnostikim mbi pacientin, deri ne sigurimin prej tij te burimeve te Oksigjenit jetik, ky eshte krim!
--Spitalet periferike me klinikat dhe terapite intensive jane krejt te pa pregatitura per te pritur flukset e ketyre pacienteve apo te dyshuar per Covid, vecanerisht kjo e domosdoshme me fillimin e virozave.
--Numri shume i ulet i testimeve publike nuk mund te siguroje jo kerkimin e gjere ne popullesi, por as diagnostikimin e nevojshem per rastet me simptoma, nevoje kjo ne rritje me shpejtesi, vecanerisht ne javet qe vijne.
--Dhe se fundit eshte fakti qe kjo Qeveri e ka humbur pa hyre edhe “garen” per te siguruar sa me shpejt dhe ne sasi te mjaftueshme vaksinat Covid me fillimin e prodhimit te tyre, ashtu si na ka vendosur jashte kontekstit edhe per vaksinimin ndaj virozave periodike.