Berisha:Autori i dy vrasjeve,fitues i tenderit ne portin e Durresit!

Tuesday, 22 September 2020 15:17

Nga Sali Berisha

Autori i dy vrasjeve, Targaj fitues i tenderit ne portin e Durresit!
Ai fiton tenderin e pastrimit me gjashtfishin e vleres qe shpenzonte koncesionari per kete proces.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Dr. Berisha. Uroj jeni mire.
Rastesisht zbulova nje skandal qe eshte bere tek Porti i Durresit me prokurimet. Me rezulton qe ne daten 10.03.2020 (botuar ne Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 12, date 17.03.2020, fq. 262-263) pra sapo kishte filluar karantina, APD me nje procedure me negociim, pa shpallje paraprake te njoftimit te kontrates i ka bere nje dhurate te majme shoqerise "Clean City" shpk me NUIS L52223513S.
Konkretisht, APD i ka dhene 2.039.604 leke pa TVSH kesaj shoqerie per pastrimin e ambjenteve te jashtme te Terminalit te Kontejnereve te Portit te Durresit i cili sapo ishte marre nga koncesionari Durres Container Terminal.
Skandalet jane disa fish:
-se pari: eshte bere me negociim pa shpallje, pra ne fshehje dhe arbitraritet te plote. Nje prokurim i tille smund te behej me ane te nje procedure te tille.
-se dyti, rezulton nga te dhenat e QKB se pronar ne masen 100% te kesaj shoqerie Clean City shpk me NUIS L52223513S eshte Ardian Tragaj, piktori qe u be i famshem ne vitin 2012 pasi vrau me kallashnikov ne mes te dites shtetasit Sulejman Shehu (49 vjec), Durim Pashollari (50 vjec) dhe plagosi Erjon dhe Beglie Shehu, nene e bir. Eshte tronditese per kujtimin e viktimave dhe nje mesazh i rende per publikun qe autori i nje vrasjeje te dyfishte qe mund te ishte edhe e katerfishte te mund te fitoje tendera dhe parate e taksave tona nderkohe qe vuan denimin me 35 burgim. Nje vrases fiton tendera me negociim nga burgu! Kaq poshte kemi rene!
- se treti, eshte abuzivizem i paster dhe dhurate bere ketij krimineli pasi kete sherbim, ne kohen kur Terminalin e kishte koncesionari, e bente shoqeria Fjona 2006 Shpk, me NUIS K31321510F e cila per kete sherbim paguhej nga koncesionari ne shumen e 50.000 lekeve pa TVSH ne muaj per pastrimin e ambjenteve te brendshme dhe te jashtme te Terminalit te Kontejnereve (pra nje volum pune me i madh sesa ky qe eshte tenderuar nga APD). Rezulton qe APD po paguan rreth 6 here me shtrenjte kete sherbim sesa koncesionari.
-se katerti: Ketu lind edhe pyetja edhe perse APD nuk i eshte drejtuar per negociim shoqerise Fjona 2006 e cila kishte vite qe e kryente kete sherbim por i eshte drejtuar nje vrasesi ne burg? Pergjigja e kesaj pyetjeje heq perfudimisht çdo dyshim qe jemi perpara nje favorizimi te paster ne tender dhe nje dhurate bere ne keto muaj perpara zgjedhjeve nje krimineli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...