Pas 8 viteve në drejtimin e qeverisë, Edi Rama e ka kuptuar, më së fundmi se ka ardhur koha për IKJE. Edhe njerëzit pranë tij, besnikë dhe përfitues fondesh publike, thonë nën zë se ai po ikën nga pushteti. Bile, oligarkë shumë pranë tij shprehen se ai ka filluar të projektojë zëvëndësuesin në krye të PS, pas humbjes në 25 prill 2021.
Ai është Erion Veliaj, por duke ditur paranojat e tij, Rama edhe mund të vendosë një femër si kryetare të PS
E megjithatë e rëndësishme mbetet se në PS kanë filluar të lëvizin fraksionet, në errësirë akoma, por ama po mblidhen te një bar në periferi të kryeqytetit, duke hartuar skemën që si PS-ja, pas largimit të Edi Ramës, të mos bjerë prapë në duar rilindase.
Mes këtyre socialistëve historikë, kokëbardhë apo edhe të rinj pasionantë të së majtës, ka një një përbashkim për të rimarrë PS-në nga sekti rilindas.
Eshtë çështje muajsh që PS-ja të kthehet te koha e liberalizmit të Fatos Nanos. Por jo e Nanos 2003-2005!