Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto ku dallohet një raport për periudhën 2010-2019 ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil.
Meta thotë se nuk e meriton të renditet mes Sirisë, Afgantistanit, Irakut dhe Iranit teksa kërkon që mos vijohet me drejtimin e gabuar.
Si hap të parë për një rikthim në drejtimin e duhur, Meta kërkon të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 qershorit si dhe të hapen listat 100%.
STATUSI NGA ILIR META
Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!