Ditën e nesërme, ora 10:00, mjekët do të dalin në protestë në oborrin e QSUT-së. Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka parashtruar katër kërkesa që duan mjekët t’u plotësohen. Ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për t'u kthyer përgjigje.
Kërkesat!
1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.