Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, me anë të videoje të shpërndarë në Twitter, shprehet se Edi Rama në 7 cjet vetëm ka gënjyer.
Rushaj numëron në këtë sekuencë filmike premtimet që nuk janë mbajtur nga kryeministri Rama, kryesisht për biznesin e të tjera.
Sipas PD-së, në qeverinë Rama më i goditur ka qenë biznesi i vogël.
“Edi Rama përmes taksave dhe gjobave falimentoi masivisht bizneset e vogla. Ai çoi drejt emigracionit qindra dhe mijëra shqiptarë”, thuhet në mesazhin e PD-së.
Partia Demokratike thekson se Edi Rama premtoi shumë, por se nuk mbajti premtimet e dhëna, duke varfëruar më shumë shqiptarët