VOA:Kërkesat e shqiptarëve për azil mbeten të larta

E mërkurë, 23 September 2020 21:56

 

Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave “Eurostat” flasin se kërkesat për azil për tremujorin e dytë të vitit 2020 ranë për herë të parë me 70%.
Por, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në disa vende europiane mbeten ende të larta.
Sipas të dhënave që i referohen periudhës nga prilli deri në qershor të vitit 2020 rreth 840 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Francë, Gjermani, Itali dhe në Britaninë e Madhe.

Në Francë kërkesat për azil të shqiptarëve janë 205 dhe zënë 44% të kërkesave në total për azil, ndërsa në Gjermani janë 140 dhe zënë 30 % të kërkesave.

Në Itali janë 55 dhe zënë 12 %.

Ndërkohë numri më i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët për tremujorine dytë të 2020 shënohet në Britaninë e Madhe me 440 persona.

Aplikimet në pritje të mbrojtjes ndërkombëtare janë në shqyrtim në këto vende.

Sipas Eurostat rreth 842 000 kërkesa për azil janë ende në pritje në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë bazuar në të dhënat e Eurostat nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s sipas revistës “Monitor” kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave të Eurostat 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç.

Largimi i të rinjve nga Shqipëria mbetet një nga problemet më madhore që përballon vendi. Në shumë rajone është ulur shtesa natyrore e popullsisë dhe lëvizjet demografike të viteve të fundit kanë ulur ndjeshëm ritmin e zhvillimit ekonomik./VOA

Zëri i Amerikës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...