”Rama e ka minuar Këshillin Politik”, Gjata: Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk e ndryshojnë vullnetin për ndryshim

Premte, 25 September 2020 15:59

 

Sekretari i PD për çështjet Ligjore, çlirim Gjata ka reaguar ndaj një deklaratë te ministres për parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se tashmë Këshilli Politik e ka kryer funksionin e tij.

Gjata thotë se Rama e ka minuar Këshillin Politik ndërkohë që partnerët ndërkombëtarë kërkonin dialog dhe konsensus në tryezë.

 

Por sipas tij, Rama po tenton sërish të mashtrojë shqiptarët dhe partnerët, por kësaj radhe Gjata siguron se heqja e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk e ndryshojnë vullnetin për ndryshim të shqiptarëve.

 

STATUSI NGA ÇLIRIM GJATA

Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore. Me deklaratën se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin”, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.
Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës. Si një politikan që nuk u qendron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve

Login to post comments