Erisa Xhixho:Drafti ynë për hapjen e listave është marrëveshja e 5 qershorit

Saturday, 26 September 2020 15:39

 

Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshimet kushtetuese dhe dy pikat kryesore të diskutimeve, siç janë heqja e koalicioneve parlamentare por tema më e diskutueshme e muajve të fundit për listat e hapura kanë vijuar të sjellin situata të ndryshme në politikën shqiptare.

Në ditët e fundit pritet edhe votimi në parlament nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, e cila duket se është tërhequr disi nga kërkesa e saj për lista 100% të hapura ndërsa opozita jashtë parlamentare ka mbajtur qëndrim krejt tjetër.
Për të folur në lidhje me këtë situatë e ftuar në Studion e ABC News me gazetaren Fabiola Hoxha, ishte ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Pyetjes së gazetares Hoxha se përse opozita e bashkuar nuk vjen me një propozim konkret apo draft për sa i përket listave të hapura, siç ka deklaruar Damian Gjiknuri, Xhixho tha:

“Vetë këshilli politik u ndërtua me frymën e konsesusit, reforma zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave. Ka qenë një vullnet i ndërkombëtarëve për të arritur në një marrëveshje ashtu sic ishte e ajo e 5 qershorit, ku u krijuan disa korniza thelbësore për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të shkëputemi njëherë e mirë nga fenomeni i shitblerjes së votës.

Kemi ardhur në një moment ku me një marrëveshje të njëanshme me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut minuan marrëveshjen e 5 qershorit, bën që në mënyrë të njëanshme ky konsesus të prishej.

Kemi një draft nga PS për hapjen e listave por po ti shohim ato duket fare qartë që ato nuk janë për lista të hapura por janë një fasadë dhe një truk për ti hedhur hi syve të shqiptarëve, ti gënjejë që me votën e tyre do të mund të bëjnë rirenditjen e kandidatëve.

Drafti jonë është 5 qershori dhe ajo çfarë bëmë në atë marrëveshje, më pas mazhoranca e devijoi dhe e shkeli atë konsensus, bëri ndryshime kushtetuese në 30 korrik pa ekspertizë, pa asnjë analizë dhe me forcën e kartonit dhe për interesa të ngushta politike”.

Pyetjes se si do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit LDSI, nëse do të hyjë në një listë të saj apo një listë të përbashkët, Xhixho u shpreh se çdo parti kërkon të kandidojë me listat e saj por që gjithsesi LSI do të bëjë publike në një moment të dytë vendimin e saj.

“Mendoj se të pasurit një listë të përbashkët nuk është qëllimi i asnjë force politike. Gjithë advokimi ynë është që secila parti të ketë mundësi të garojë e vetme dhe padyshim të jetë pjesë e një koalicioni për maksimizimin e votave si një taktikë elektorale por qytetarët të mos shmangen nga votimi ndaj partisë përkatëse gjë që Rama nuk e do këtë.

Sepse kërkon që qytetarët të mos kenë mundësinë të votojnë edhe deputetin apo siglën e partisë që preferojnë. Personalisht jam për lista të hapura 100% dhe jo për listë të përbashkët. Por kjo do të finalizohet në një moment të dytë, LSI patjetër do ti japë mundësinë qytetarëve të zgjedhin”, tha ndër të tjera Xhixho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...