Tabaku:Bizneset nuk gënjehen më nga Rama, humbësi po kopjon ç’të mundet nga opozita, ja plani ynë

Diel, 27 September 2020 15:44

 

 

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, reagon pas takimit të kryeministrit me bizneset në Vlorë, duke thënë se bizneset nuk gënjehen më nga Edi Rama.

Duke komentuar premtimin e Ramës se do të bëjë 0% taksën e biznesit të vogël nga viti ardhshëm, Tabaku thekson se ai po kopjon ç’të mundet nga opozita.

 

Reagimi i Tabakut:

 

Nuk gënjehen bizneset nga Rama!
Si një cirk lëvizës këto dy javët e fundit, kryeministri në ikje po u thotë bizneseve të vogla se do të bëjë 0% taksën e biznesit të vogël nga viti ardhshëm. Për këdo që ka bërë biznes e di që Rama jetën e tij politike e ka ngritur mbi gënjeshtrën dhe taksat e larta.
Sapo erdhi në pushtet iu vërsul bizneseve të vogla gjoja nën pretekstin e luftës kundër informalitetit. Pastaj i ndau në dy grupe dhe në shtator 2017 u vendosi TVSH-në si një barrë të re mbi kurriz. Të njëjtëve u detyroi të shpenzonin 2000 euro ekstra për të ashtuquajturin projekt të fiskalizimit që hyn në fuqi në Prill 2021.
Në dy mandate vetëm taksa dhe gënjeshtra. Në dy mandate koncesione në kurriz te tyre. Kjo është fytyra dhe e vërteta e Ramës.
Ai ka një frikë të madhe pasi mangësitë e tij për vizionin ekonomik nuk bindin. Kështu që kopjon ç’të mundet nga opozita. Humbësi mendon që mund t’i gënjejë shqiptarët.
Plani PD është i qartë pasi ndjek parimet dhe vizionin e një ekonomie të lirë dhe të ndershme. Taksa 0.5% përfshirë edhe taksat e bashkive për biznesin e vogël nuk është thjesht filozofi ekonomke por shtysë e vërtetë për çdo sipërmarrës që të investojë në të ardhmen. Taksa 9% mbi fitimin dhe tatimi 9% mbi pagën janë bindje e jona se buxheti i shqiptarëve është më i rëndësishëm.
Taksa e sheshtë është burimi i të ardhurave për çdo shqiptar ndërsa taksa progresive është thjesht e ardhura e kryeministrit dhe oligarkëve. Ne besojmë se paratë në xhepin e qytetarëve janë më të dobishëm për ekonominë dhe vendin se sa në xhepin e qeverisë dhe okigarkëve.
Prandaj, Shqipëria do të zgjedhë një vizion për ekonominë se sa një vizion për oligarkinë. Prandaj shqiptarët do të zgjedhin një opozitë që e ka treguar me fakte që takson ndershmërisht se sa një kryeministër qe takson për oligarkët. Ditë më të mira e presin vendin tonë! Ditë në të cila shumica e heshtur punëtore nuk do të taksohet padrejtësisht! Ku puna dhe mundi do të shpërblehen ndershmërisht!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...