Denoncimi i PD, Zhupa:Veliaj transferon 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale

Hënë, 28 September 2020 12:02

 

"Erion Veliaj transferoi edhe 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale, - denoncoi sot Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, duke theksuar se "paratë e qytetarëve po vidhen për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt."

"Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë në shtëpi, - tha Zhupa nga selia e PD-së, - nxënësit mësojnë edhe me 4 turne, rrugët dhe oborret nëpër lagje janë si në mesjetë, tarifat janë më të shtrenjtat në Shqipëri, biznesi i vogël gjobitet për gjithçka, ajri është më i ndoturi në Europë, por Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk duan t’ia dinë për asgjë prej këtyre problemeve të përditshme të qytetarëve.

Prioriteti i tyre kryesor janë inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve. Inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës për llogari të pushtetit të Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Taulant Ballës dhe bandave që qendrojnë pas tyre si amortizues të konflikteve mes klaneve në qeveri.

Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera.

Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Për të mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet të paguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajë rreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë më shumë. 1 miliardë lekë shtesë për inceneratorin e Tiranës do të thotë më pak para për ekonominë e vërtetë në mjerim.

Çdo ditë në vend, humbasin vendin e punës 160 qytetarë dhe 170 biznese mbyllen, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk i përdorin taksat tona për të hapur vende pune, por për të mbushur xhepat që fshihen në parajsa fiskale. Inceneratorët janë një nga aktet më të rënda të korrupsionit dhe vjedhjes të këtij pushteti. Qytetarët do t’i japin fund kësaj grabitje më 25 Prill dhe çdo qindarkë e vjedhur do të kthehet në arkën publike për t’u investuar në më shumë vende pune për të rinjtë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...