‘Profeti i kokoshkave’ shfaqet në Presidencë/ Budina: Kërkesa për shfaqje te trualli i teatrit? Nuk ishte gjest paqtues me Kryeministrin

Hënë, 28 September 2020 21:00


“Profeti i kokoshkave”, monodrama e Edmond Budinës do të shfaqet në Presidencë këtë të martë. Katër muaj pas shembjes së teatrit, e pas tre muajsh heshtje nga kërkesa që regjisori i drejtoi kryeministrit, që shfaqjen ta jepte në truallin e teatrit të shembur, profeti satirik do të marrë jetë në godinën e kreut të shtetit.
“Ne kërkuam ta jepnim shfaqjen në sheshin e teatrit Kombëtar. Kërkova leje meqë ata janë zotër të këtij vendi. Çdokush që mendon se unë bëra një gjest paqtues me kryeministrin, duke i kërkuar leje, gabohet, sepse unë e dija që ai nuk do ta jepte këtë përgjigje, por doja të dilnte në pah meraku i tij për artin. Ndaj unë kërkova një vend tjetër për shfaqjen, një vend që të jetë i lirë, i pazaptuar nga PPP-të, i pazaptuar nga ky sekt që ka okupuar gjithçka dhe pa kërkuar leje prej tyre. Dhe i vetmi vend publik që është i lirë në Tiranë është Presidenca e Republikës”, thotë regjisori Edmond Budina.

Për të gjithe që mund të jenë kundërshtarë politike të Ilir Metes, ose ata që kthimin e presidencës në një skenë të teatrit të munguar e shohin si mbështetje të regjisorit ndaj presidentit të vendit, Budina e ka nje përgjigje.

“Unë nuk jam këtu për t’i dhënë pikë askujt as përt t’i marrë pikë dikujt. Këtu nuk ka asnjë tokë të lirë, janë të gjitha të zaptuara nga ky sekti rilindas se socialiste nuk shoh ndonjë gjë tek ata. Dhe dua të kujtoj këtu, që këtë President Republike, nuk e kam vënë unë, me këtë President Republike nuk kam firmosur marrëveshje unë dhe me këtë President, nuk kam qenë unë ai që kam bashkëqeverisur. Presidenti i Republikës ka qenë një nga mbrojtësit e flaktë të Teatrit Kombëtar. Të mos harrojmë, se ka kthyer dy herë ligjin special, e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese”.

Një shfaqje me ftesa çka të diktohet nga mungesa e hapësirës, Profeti i Budinës vë në lojë delirin e një personazhi.

“Kjo nuk është një shfaqje kundër dikujt, është një monodramë satirë. ‘Profeti i kokoshkave’, është një njeri delirant, i mbyllur në bunkerin e tij që është i mbuluar me letra higjienike”, thotë Budina.
Letra higjienike është elementi bazë i shfaqjes, që përdoret si kostum, çallmë, timon dhe skenografi. Regjisori është autor dhe aktor i pjesës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...