Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se këto 6 muajit kjanë qenë muajt më të vështirë për qytetarët shqiptarë. Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati u shpreh se këto 6 muaj nuk kane shërbyer per te vene ne jete nje plan masash per Covidin.
Sipas Bashës, ato që ka bërë qeveria shqiptare nuk janë gabime, por janë faje.
“Këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë, nga më të pamundurit, te të papunët, tek sipërmarrja. Çdo kush ka ndjerë pasojat e pandemisë. Për fat të keq, si çdo kush e di dhe e ndjen realitetin, këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash që të ndihmoje gjendjen e njerëzve apo të përmirësoje përgjigjen shëndetësore ndaj covidi dhe efektit që kjo pandemi ka patur tek pacientët.
Të gabosh është njerëzore, por për ne PD nuk janë gabime, por faje ato që nuk janë bërë këto 6 muaj.
Gjendja ku ndodhemi sot është e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit, le më pastaj me vendet e BE.
Ndërkohë që të njëjtët shkaktarë të kësaj gjendje vazhdojnë lojërat propagandistikë, vendi po përballet me një katastrofe potenciale”,tha Basha.