Ish-kryetari i PS zbulon 'kuçkat' që rrinë te kryeministria dhe bashkia

Tuesday, 29 September 2020 13:01

 

Zhgënjimi dhe akuzat e socialistëve të cilët panë se në 8 vite nuk ishte në pushtetet PS, por një organizatë klepto-kriminale të cilën Rama e pagëzoi me emrin “Rilindje”, ka nisur që të shpërthejë hapur.

Pas tenorit të njohur Agim Hushi i cili ka qenë kandidat për deputet për Partinë Socialiste, edhe ish-kryetari i PS-së për Shkodrën Edip Shiroka ka lëshuar një lum etiketimesh ndaj 2 njerëzve më të spikatur të Rilindjes, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

LEXO EDHE:
Si të dalim nga kriza e pandemisë? Basha: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm
Nëpërmjet një asocimi me një stacion në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, i cili quhet `Kuçkagasse` (rrugica e kuçkës), ai shkruan se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kryeministrinë dhe bashkinë e Tiranës.

“Sa herë që me Strassenbahn e bëj rrugën nga Schottentor ( qendër Vienë) për në Gersthof, është një nga stacionet ndërmjetës që quhet Kuçkagasse, dhe pa pikë "turpi" altoparlanti të njofton - Kuçkagasse - në shqip do të thotë - rrugica e kuçkës, fjala vjen si Zogu i Zi në Tiranë. Dhe kjo më kujton grupin e Facebook-save qeveritarë që në varësi të objektit ku janë të instaluar, Kryeministri apo Bashki, ai objekt shumë mirë mund të quhet Kuçkapalace...”, shkruan në rrjet Shiroka.

Kujtojmë se Shiroka u përfshi në një debat me Elisa Spiropalin para pak ditësh.

Pak ditë më parë edhe ish-kandidati për deputet Agim Hushi shkruante se “25 prilli i vitit 2021 do të mbahet mend si dita e ikjes së mashtruesit dhe hajdutit më të madh në historinë e Shqipërisë, Edi Ramës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...