Presidenti Meta vlerëson kirurgun e shquar ortoped Prof.Dr. Panajot Boga (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Tuesday, 29 September 2020 16:05

 

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot mjekun e shquar ortoped dhe traumatolog, kirurgun, pedagogun dhe shkencëtarin Panajot Boga (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin dhe përkushtimin e lartë profesional dhe njerëzor në fushën e mjekësisë. Si themelues i ortopedisë dhe traumatologjisë shqiptare, duke mbështetur drejtimin e tyre me dijet, metodat e teknikat më bashkëkohore. Për vlerat si pedagog në përgatitjen e brezave të ardhshëm, kirurg dhe shkencëtar i përmasave europiane”.

Në ceremoninë solemne të dekorimit të organizuar në Institucionin e Presidentit, ku ishin të pranishëm mjekë, kolegë, pedagogë, akademikë dhe familjarë, Kreu i Shtetit u shpreh:

 

“Panajot Boga është emblema e Ortopedisë dhe e Traumatologjisë shqiptare, një kolos i vërtetë i mjekësisë sonë.

 

E nisa me këto fjalë, se natyrshëm, kur shqipton emrin Panajot Bogës, ndjen jehonën e një personaliteti, që për vlerat dhe kontributin e dhënë imponojnë respekt dhe mirënjohje të përjetshme.

 

Vlerësimi dhe mirënjohja burojnë prej përkushtimit dhe kontributit më të lartë profesional e njerëzor ndaj popullit të tij në fushën e mjekësisë, si themelues i Shërbimit të Traumatologjisë dhe Ortopedisë moderne shqiptare dhe për mbështetjen e drejtimin e tyre me dijet, metodat dhe teknikat bashkëkohore; nga vlerat, talenti dhe veprimtaria e shquar shkencore dhe akademike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; nga kontributi në formimin dhe edukimin e brezave të mjekëve të rinj, për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me profesionalizëm e devocion.

 

Si shef modern i një shërbimi universitar, Prof.Boga gërshetoi në nivel të lartë profesional, aktivitetin klinik, shkencor dhe pedagogjik. Nuk mund të mos përmend me këtë rast se nga ekipi që krijoi Prof. Boga numërohen të paktën 7 mjekë me titullin Profesor.

Novacionet e tij të shumta u implementuan në praktikën ortopedike dhe traumatologjike dhe u ngritën në rang protokollesh, që u zbatuan me sukses në sallat e operacioneve.

 

Me mençurinë, energjitë dhe këmbënguljen që e karakterizonte, së bashku me kolegët e vet, Profesor Panajot Boga ndërmori një nismë të guximshme. Në zbatim të propozimit të tij, në Durrës u krijua Qendra Kirurgjikale dhe e Rehabilitimit për fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç.

Shumë shpejt, kapaciteti për hospitalizimin e fëmijëve me luksacion arriti në 320 shtretër dhe ky shërbim u ofrua në tre spitale, në Tiranë dhe Durrës. Në këto shërbime, u operuan dhe u rehabilituan, gjatë mbi 20 viteve, disa mijëra fëmijë.

 

Kjo punë kolosale rezultoi në modifikime dhe inovacione teknikash origjinale kirurgjikale, që u prezantuan në kongrese ortopedike të vendit dhe në botë dhe u botuan në mjaft revista të huaja prestigjioze.

Profesor Boga është autor i mbi 100 studimeve, të cilat janë botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Për meritat e tij të shquara profesionale, akademike dhe njerëzore është vlerësuar me Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë dhe Urdhërin ‘Mjeshtër i Madh’.

Shërbimi i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Universitar të Traumës mban emrin e nderuar Panajot Boga.

Duke lënë pas një trashëgimi të shquar, ai do jetë një model frymëzimi për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët në punët e tyre të përditshme, si dhe për studentët e tij. Do të jetë një model kirurgu unikal, që punoi deri në moshën 87-vjeçare me bisturi në dorë, me përkushtim dhe humanizëm të rrallë.

I paharruar qoftë kujtimi i këtij njeriu të madh!”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...