‘Je bërë si brekët e Shukriut’/ Maliqi-Ramës: Hyre kastravec dole …

Tuesday, 29 September 2020 17:20

 


Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar pas fjalimit të sotëm të kryeminsitrit Edi Rama, i cili hodhi baltë mbi të gjithë, por nuk tha asgjë për keqqeverisjen dhe premtimet e pambajtura.

Me anë të një statusi të gjatë, Maliqi thekson se kryeministri Rama i cili shquhet për fjalët e shumta, sot nuk kishte më se çfarë të thoshte pasi i kanë mbaruar të gjitha.

Maliqi e ka krahasuar Ramën dhe propagandën rilindase me ‘brekët’ e ish-kryebashkiakut rilindas të Dibrës, Shkuri Xhelili.

Ja postimi i Maliqit:

Kastraveci që hyri e doli siç ishte, as atij me hormone nuk i ngjau, që në mëngjes e gjen derën e frigoriferit hapur…

Ramziu po kërkon mandatin e tretë dhe qenka i sigurt që do e marrë.

O i Marrë Fund, që nuk ke as sy e as vesh të shohësh e të dëgjosh Popullin se sa i je neveritur.

Këtë radhë nuk të bëjnë punë as paratë e krimit dhe korrupsionit, as të fortët që ke amnistuar, sepse do shporresh në mënyrë spektakolare, sa edhe familjarët e tu ka dyshim nëse do të votojnë më.

Fole 3 orë si papagall, duke fyer e iu hakërryer gazetarëve, sepse edhe llafet për të cilat mbahesh si mjeshtër, të kanë mbaruar.

Vetë folë, vetë dëgjove, dhe ike në bunkerin e vetmisë së madhe që e ke ndërtuar me 3 mijë eurot që kishe në bankë.

Premtove se javën tjetër do u rrisësh pagat mjekëve e infermierëve, por a mund ta dimë pse nuk u kënaqën bluzat e bardha kur i dhe këtë lajm, por pa u mbushur 24 orë lajmëruan protestë, dhe ti i mbushe aq shumë, saqë i thirre në takim, dhe prapë si i ‘sëmurë’ që je, nuk i prite, por i le zonjën tënde ministre.

Fole për biznesin e vogël dhe lehtësirat që me demek do i mundësojë qeveria jote; po ku ishte qeveria jote këto 7 vite e gjysmë, që kanë falimentuar me mijëra biznese?!

O i Marrë fund, fole për mrekullinë ekonomike, që ta paska prishur tërmeti dhe virusi, vaj medet; Si ka mundësi që të ecën gjithmonë dhe arrin të gjesh një alibi për paaftësinë tënde.

Fole për hapjen e kazinove, dhe the se qenka gënjeshtër, si ka mundësi që e bën popullin kaq budalla o Zi.

Po e nxori zëvendësi yt me VKM o i Marrë fund!

Madje i bëre presion gazetarëve, se nëse kanë një VKM të diktuar nga oligarkët, ta nxjerrin; Po ç’të nxjerrin më o i Zi, se ti kanë nxjerrë të gjitha e ti kanë grisur si brekët e Shukriut tënd.

U more gjatë me kundërshtarin tënd, dhe si një njeri i Marrë Fund, që kur nuk ka argument për të sulmuar, u more me fyerje banale prej çilimiu.

Ai që do zërë karrigen tënde më 25 Prill, ulet për herë të parë në atë zyrë, dhe nuk ke ku e kap, o i kapur.

Ta bëjnë mirë komentuesit në rrjetet sociale, që

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...