Ndërkombëtarët ultimatum Edi Ramës:Jo ndryshime ligjore të njëanshme

Tuesday, 29 September 2020 19:09

 

Gjatë 24 orëve të fundit qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë “Rama” ka ndryshuar krejtësisht. Nuk ka më deklarata ku pagëzohet qeveria dhe as vlerësime për reforma, që realisht nuk janë realizuar kurrë nga rilindja. Dje dhe sot, estabilishmenti i Rilindjes është vënë në një bombardim ndërkombëtar, ku i kërkohet në mënyrë të qartë respektimi i parimeve bazë të demokracisë. Ndërhyrjet e PS-së për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe loja e pistë me listat e hapura që po mbyllen ka sjellë dhe humbjen e durimit.

Fillimisht isha ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në një reagim jo të zakontë u drejtohej palëve që të respektonin marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Kim tha se është në nderin e atyre që e kanë firmosur që ta respektojnë atë. Deklarata që dukej se godiste të dy palët, opozitë dhe qeveri, në fakt ishte shuplakë vetëm për Rilindjen. Kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e 5 qershorit dhe ai po kërkon miratimin pa konsensus të Kodit Zgjedhor dhe mesazhi i SHBA ishte i qartë.

 

Pas Yuri Kim ishte ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë që me të njëjtën gjuhë të ashpër i kërkoi qeverisë që të respektonte marrëveshjen e firmosur bashkë me opozitën reale të vendit. Qëndrimi i diplomatit të BE, që realisht gjithmonë ka qenë i kursyer në kritika ndaj qeverisë, ishte një sinjal se presioni në Bruksel është rritur dhe Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian nuk mund të mbyllin më sytë për atë që po ndodhë me masakrën ligjore në Tiranë.

Qëndrimeve të SHBA dhe BE u janë bashkuar dje, Partitë Popullore Europiane, të cilat drejtojnë shumicën e qeverive të vendeve të BE. PPE i kërkonte Edi Ramës të mos bënte ndryshime të njëanshme ligjore dhe që reforma zgjedhore të jetë vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Deklarata e PPE kishte dhe një ironi të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, që është njëherazi dhe drejtuesi i radhës i OSBE-së. Diskutimi për Shqipërinë në PPE u zhvillua në të njëjtën rend dite ku u fol për vjedhjen e zgjedhjeve në Bjellorusi dhe problemet me regjimin autoritarist të Aleksandër Lukashenkos. Mesazhi ishte i qartë, për shumicën e qeverive të drejtojnë sot BE, Edi Rama është në të njëjtin klub me liderët me tipare diktatoriale.

Sot David Lega, raportet i Shqipërisë në PE, ka shprehur shqetësimin për acarimin e krizës politike në Shqipëri dhe votimet e njëanshme të PS. Lega paralajmëron efektet e dëmshme që do të sjellë në procesin e integrimit të BE kalimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus, ndërsa kritikon dhe votimin e njëanshëm të PS për ndryshimin e Kushtetutës. Dëmi që po bëjnë ndërhyrjet e njëanshme të Edi Ramës nuk është vetëm te shkatërrimi i Kodit Zgjedhor, por edhe te goditja fatale që po i jep procesit të integrimit në BE.

Pas shuplakës së PPE, sot ka ardhur një mesazh i qartë nga Berlini zyrtar. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, në një intervistë për Deutshe Welle kërkon nga Edi Rama dhe qeveria që çdo ndryshim për Kodin Zgjedhor ta bëjnë vetëm sipas miratimit të OSBE/ODIHR. Ky qëndrim është dhe thelbi i debatit të fundit mes PS dhe opozitës reale. PD dhe LSI kërkojnë që çështje si hapja e listave dhe ndryshimi i Kushtetutës të votohen në Kuvend vetëm pasi të jenë shprehur institucionet ndërkombëtare që japin vlerësime për ligjet zgjedhore. Këtë pikë Edi Rama nuk e pranon dhe po tenton të kalojë ndryshimet siç ka vendosur me kokën e vetë.

Në historinë e viteve të fundit asnjë qeveri e majtë apo e djathtë nuk është vendosur në një bombardim të tillë ndërkombëtar. Deklaratat nga SHBA, BE dhe posaçërisht nga Gjermania tregojnë vetëm një pjesë të tensionit që aktet e Edi Ramës kanë shkaktuar të partnerët ndërkombëtar. Situata është shumë më kritike sesa ajo që thuhet në publik. Rilindja po shkëput çdo raport normal me partnerët tanë dhe aktet e saj antiligjore janë kthyer në një rrezik kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...