Rama nuk i dha leje.Edmon Budina jep shfaqjen në Presidencë

Tuesday, 29 September 2020 20:35

 

Budina letër të hapur kryeministrit Rama: Më lejo të bëj një shfaqje, aty ku ishte Teatri, të ftoj edhe ty!
“Profeti i kokoshkave”, monodrama e Edmond Budinës është shfaqur sot në Presidencë.

Katër muaj pas shembjes së Teatrit, regjisori i drejtoi një kërkesë kryeministrit që shfaqjen ta jepte në truallin e teatrit të shembur. Kërkesa është refuzuar dhe vetëm Institucioni i Presidencës ka pranuar që të hap dyert për artin.