“Na kanë ndërruar gjendjen civile se jemi të djathtë”, PD ‘zbulon’ planin e Ramës për manipulimin e zgjedhjeve: Gati padia penale për Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë

E mërkurë, 30 September 2020 11:48

 

Partia Demokratike ka deklaruar se do të padisë penalisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë pas denoncimeve të disa qytetarëve se iu kanë ndërruar gjendjen civile për shkak të bindjeve të djathta.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj foli për një skemë manipulimi nga Edi Rama me listat e votuesve, duke evidentuar dhe 5 shtyllat kryesore të këtij plani.

Sipas PD, Rama po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, sShpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit; Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre; Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme; Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

 

Por, Partia Demokratike deklaron se askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

 

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjen civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi.

Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera.

 

Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shperndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri – tjetri, pa kurrëfarë shkaku apo arsye.

Le të ndjekim një fragment nga dëshmitë e qytetarëve të denoncuar në emisionin “Boom”.

Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të të njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke marrë për bazë listat e atyre qe votuan në 2019-ën, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-ën dhe refuzuan farsën e 2019-ës, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’ju pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta.

 

Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore:

• Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
• Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.
• Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.
• Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme
• Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë.

Me instrumentat ligjore, te auditimit të gjendjes civile dhe listave zgjedhore do të bëjmë të dështojë plani i Edi Ramës për t’u hequr të drejtën qytetarëve të votojnë.
Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...