Vasili:Ekonomia në krizë të rëndë, borxhi thuajse 100%, 70% e bizneseve të vogla me humbje

E mërkurë, 30 September 2020 15:16

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaron se ekonomia shqiptare po kalon krizë të rëndë, ku borxhi thuajse ka arritur në nivelin e 100 për qind, ndërsa 70 përqind e bizneseve të vogla janë me humbje.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Shqipëria ndodhet në pragun e një gremine ekonomike shumë të rrezikshme e me pasoja katastrofike për vendin, por dhe për çdo qytetarë në veçanti.
Jam këtu përpara jush që t’ju tregoj e të demonstroj qartë me fakte të pakundërshtueshme të vërtetat në mënyrë që asnjë shqiptar të mos ketë dyshim më se kush është gënjeshtari më i madh në këtë vend, mashtruesi profesionist, kryeministri Edi Rama.

 

Shifrat janë këto:

Ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë ka një rënie të 10.2%, rënie e paparë në 20 vitet e fundit.

70% e bizneseve të vogla e të mesme, pra do të thotë mijëra biznese të vogla e të mesme rezultojnë me humbje, pra janë drejt dështimit, drejt falimentimit, drejt zhdukjes së tyre.
32 mijë biznese të vogla e të mesme deri tani janë mbyllur që do të thotë 1/3 e bizneseve të të gjithë vendit e bashkë me ju secili nga ju qytetarë bën llogari shumë shpejt sesa mijëra vende pune të tjera humbasin.

Ne kemi dëgjuar dje sesi kryeministri, ky mashtrues profesionist dhe i pacipë, tha se kemi vetëm 11 mijë të papunë nga pandemia. Kur ne dimë me shifra zyrtare të tatimeve, po të tyre që vetëm prej muajit të parë të izolimit e të mbyllës, pra në fund të majit ishin 66 mijë vende pune e në vijimësi situata u rëndua e mijëra biznese të tjera u mbyllën.
Pra të papunët reale, ata që vuajnë, atyre që u mungon buka në tavolinë dhe nuk kanë mundësi, siç e keni parë të çojnë dhe fëmijët në shkollat e tyre. Janë me mijëra dhe nuk ka Zot nëne që këto të vërteta t’i shuajë apo të tentojë t’i deformojë me probagandë siç bën kryeministri.

FMN, vlerësues i paanshëm i pranuar botërisht dhe që ndjek Shqipërinë prej dekadash, nga parashikimi se rënia ekonomike do të ishte 5%, parashikon një rënie që shkon në 7.5% në totalin e tij sepse të gjithë paketat, mënyrat e ndërhyrjes, shpenzimi i parasë publike që bëri qeveria ishte kundër qytetarëve për pandeminë dhe në vend t’i ndihmonin ata të rimëkëmbeshin apo të rimerrnin disi veten, apo të ruheshin nga falimentimi dhe asgjësimi i tyre bëri të kundërtën. Të gjitha skenarët, e gjithë ecuria shkon keq edhe më keq.

Borxhi publik, një peshë që po thyen kurrizin e ekonomisë shqiptare dhe po rëndon xhepin e çdo shqiptari. Vetë zyrtarisht është mbi 80%, konfirmuar edhe nga FMN. Pa llogaritur këto qindra dhe miliona para borxhe të papaguara dhe pa llogaritur këtu qindra e miliona euro të humbura nëpër arbitrazhet për shkak të mbylljes, pezullimit, shkatërrimit të kontratave në mënyrë të njëanshme për qëllime klienteliste. Të gjitha bashkë e çojnë borxhin publik afër 100%, që do të thotë një katastrofë ekonomike e pashembullt për Shqipërinë, e cila normalisht që është një vend me shpatulla të dobëta, por kjo do të thotë që ta këpusin në mes Shqipërinë dhe secilin shqiptar.

Përkundrejt një situate të tillë katastrofike, qeveria ka zgjedhur të gënjejë, të jetë e pamëshirshme dhe me njerëzit në nevojë edhe me ata që e vuajtën më shumë se gjithë të tjerët nga pasojat e tërmetit, kundrejt mashtrimit të ndonjë shtëpie të vetmuar, janë me qindra dëshmi tronditëse ku qytetarë të ndryshëm aktivë, të moshuar, janë sot e kësaj dite në çadra. Përkundrejt këtyre mashtruesve, ndërtuesve të rishkatërrimit, sepse ky nuk është rindërtim, por një rishkatërrim më i keq sesa vetë tërmeti, sepse është i shoqëruar me mashtrim, me vjedhje të fondeve publike dhe me përçmim dhe kërcënim të njerëzve. Në vend që të gjenin para për këto, sepse paratë janë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve? Paratë e shqiptarëve shkojnë për koncesione, me miliona për incerenatorë ku edhe kilja e plehrave vazhdon të rritet vetëm e vetëm që qindra e milionë euro të futen nëpër xhepa, shkon në tendera pafund për të vazhduar dhe të pajisin zyrat në mënyrë luksoze, pra Stambolli digjet e këta krihen, më tej të arrijnë të shpenzojnë në mënyrë të paturp dhjetëra milionë për të blerë stilolapsa, siç bën Bashkia e Tiranës për të paguar media për reklama dhe propagandë boshe. Pra qindra milionë lekë që në vend që të ndërtojnë shtëpi, në vend që t’u japin mundësi qytetarëve të çojnë fëmijët në shkollë, pranojnë që të moshuar të rrinë në shi, fëmijët të mos shkojnë në shkolla dhe lotët e tyre të jenë një dëshpërim i madh për çdo shqiptar, por këtyre të mos u lëvizë asgjë nga qimja. Oligarkët, koncesionarët, të trashë, të lumtur, të shëndetshëm, dhe qytetari gjithmonë e më shumë në mjerim, këto shifra tronditëse që janë fakte publike nuk janë fjalë apo numra për diskutim sepse dhe ashtu të shtrembëruara janë të tyre prap, janë një dëshmi për çdo shqiptarë që jemi para katastrofës.

Detyra jonë është që t’i denoncojmë pa u lodhur dhe të bindim çdo shqiptar që këto janë të vërtetat dhe përballë kanë një gënjeshtar që mos të kenë asnjë hezitim që me 25 prill të shpëtojnë njëherë e mirë jo vetëm nga mjerimi por nga gjithë pushtetarët që i mashtrojnë, që i gënjejnë që i përqeshin fatkeqësinë, e marrin nëpër këmbë atë, e përbuzin fatkeqësinë dhe nuk kanë një respekt për njeriun e zakonshëm dhe të varfrin por e kanë vetëm një objekt mjeljeje dhe e kanë vetëm shtrimin e tij në mizerje kolektive për t’i sunduar më të qetë sepse mendojnë që të varfrit janë ata më të nënshtruarit ndaj revolta pa kthim e këtyre grabitqarëve dhe mashtruesve duhet të jetë nëpërmjet votës popullore pasi këto shifra të nderuar qytetarë janë shifra të një katastrofe që Shqipëria nuk e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe po iu lajmëroj publikisht që është një katastrofë që për shkak të këtyre mashtruesve dhe të pacipëve vetëm se thellohet dhe nuk bën asnjë hap pas.

Mjaftojnë apelet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të gjithë institucionet ndërkombëtare, të gjitha apelet që po bën opozita për të kuptuar qartë të vërtetën nga mashtrimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...