Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar shifrat e testimeve për COVID-19 të Shqipërisë duke publikuar dhe shifrat që e rendisin mes vendeve të botës së tretë.
Shqipëria sipas Spahisë ka 82 mijë e 799, teksa vihet re se më shumë kanë edhe afrikane , si Togo dhe Angola.
Me këtë rast Spahia ka ironizuar Ramën duke e cilësuar këtë si një hap galopant në shëndetësi dhe medalje bronzi për numër testimesh.
STATUSI NGA BARDH SPAHIA
Pas 7 vitesh, Shqipëria bëri një hap galopant ne shendetesi! Në podium, pas Togos dhe Angolës, e treta nga fundi në botë me medalje bronzi për numër testimesh!
Urime zoti Kryeministër!