‘’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

E Enjte, 01 October 2020 14:25

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi pasi Gjiknuri braktisi tryezën.

Vasili tregon se Gjiknuri ia bëri të qartë se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis asaj, dhe sipas përfaqësuesit të LSI është një deklarim i rëndë.

Me këtë deklaratë brenda mbledhjes, Vasili shprehet se mazhoranca qartazi e ka treguar se nuk i do listat e hapura 100% apo votimin për kandidat dhe parti.

”Mënyra si u procedua, kemi qenë në diskutim e sipër, Gjiknuri braktisi tryezën në mënyrë të njëanshme.
Dua të ndaj me ju një deklarim shumë të rënëd, që deklaroi qartë që duke qenë se është mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis.

Kjo shpjegon edhe për qytetarin më të fundit, e më pak të interesuar, se kemi një qëndrim të njëanshëm, të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Dhe për të manipuluar rezultatin,

 

I kemi kërkuar, pse ka frikë PS t’i drejtohemi OSBE. Për çështjet që nuk ka dakordësi, që më tepër për një çështje madhore, siç është ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës.

Haptaz dhe qartë provuan sot edhe njëherë se nuk u intereson që shqiptarët të votojnë ata që ata duan, listat 100%, dhe partinë që duan. U kanë hequr shqiptarëve dy mundësi, të votojnë për kandidatin dhe partinë. Asnjë nga ju, kur shkoni si qytetarë do zgjidhni dy preferenca, partinë dhe kandidatin që ju bind më shumë.

I përsërtëm edhe njëherë se duam rregulla të barabartë. Mazhoranca do rregulla të favorizojë vetveten. Dëmi që po i bën mazhoranca, një armike konstante e integrimit europian. BE nuk e quan kusht të realizuar Reformën Zgjedhore pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR. PS do të mbajë pushtetin dhe të rruhet nga pandëshkueshmëria. I gjithë qëllimi i saj është politik. Çështjet pse ne i drejtohemi ODIHR janë parimore, të mëdha.”- tha Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...