Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili thoshte se në 5 vitet e qeverisë Rama ‘oligarkët’ kanë paguar 3 herë më shumë taksa, se sa në të gjithë qeverisjen e PD.
Lidhur me këtë, Spaho thekson se në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Sipas Spahos, ky është një fakt që s’ka video e film 3D që e mbulon.
“Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve”, shkruan Spaho