“Do iu nxjerr emrat”! Ilir Meta shpërthen ndaj deputetëve në Kuvend: Mos t’iu shkojë mendja të votoni “pusht-pushtetin”, do bëj atë që…!

Hënë, 05 October 2020 11:22

 

 

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar deputetët e opozitës parlamentare se nëse duan të quhen opozitë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij, do t’i mbyllin derën e integrimin evropian Shqipërisë.

Meta deklaroi se do të publikojë emrat e të gjithë atyre që do të votojnë sot në Kuvend, që sipas tij, do të marrin përgjegjësi individuale, pasi vendosin “pusht-pushtetin” mbi integrimin.

 

“Të ashtuquajturit opozitarë në Parlament, nëse duan të quhen opozitarë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot t’i mbyllin derën e integrimit Shqipërisë. Sot, ai që ngre dorën, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos pusht-pushtetin, mbi integrimin. Kushdo që ngre dorën, duhet ta dijë që përgjegjësinë do ta ketë edhe individuale, për çdo pasojë që do të ketë kjo përmbysje tinëzare. Presidenti do t’i publikojë të gjithë emrat e atyre që do të guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, se kush janë ata që do duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur një derë, e cila nuk ka zot në botë që ta mbyllë.

 

Presidenti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, nëse vazhdojnë me 5 qershorit, do të vazhdojmë përpara, në të kundërt presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojnë se Evropa është në emrat tona dhe se ajo nuk është euro, por është dinjitet. Të gjithë e kanë në dorë sot të tregojnë ku do të jenë, me pusht-pushtetin apo me demokracinë”, tha Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...