Gjatë fjalës së tij, pasi pa nga afër e dëgjoi shqetësimet e bizneseve të vogla te “Myslim Shyri”, kryedemokrati Basha tha se në rastin e tyre, që të mos mbeteshin në mëshirë të fatit, qeveria duhet të kishte vënë në zbatim planin e rimbëkëmbjes së propozuar nga PD-ja, plan të cilin ua sqaroi edhe biznesesve.
Teksa i dëgjonte të flsnin se do arrinin deri aty sa t’i mbyllnin bizneset, Basha i ftoi të durojnë edhe 6 muaj, pasi më pas do ta kenë qeverinë në krah.
“Gjatë mëngjesit të sotëm vizitova disa Biznese te Rruga e Durrësit dhe ‘Myslym Shyri’ nga bizneset më të vjetra të ekonomisë së tregut, kam biseduar vetë me ta. Gjendja është katastrofë. Kanë marrë një pagesë gjatë karantinës dhe e kanë dorëzuar për sigurime, taksat e bashkisë i kanë dhënë kokërr më kokërr. Shumica i kishin hequr shitësit, nuk ia dilte të paguanin pagat. Imagjinoni një situatë të tillë në zemër të Tiranës, me fuqinë blerëse që ka, imagjinoni gjendjen kudo. Jo vetëm po pakësohet numri i të papunëve po thellohet, bizneset po zhyten në një krizë ciklike, asnjë ndihmë, asnjë masë, asnjë plan për ta. Janë të harruar dhe të braktisur nga qeveria keni një javë që kemi propozuar planin me 5 pika. Bizneset janë gati të mbyllin dyert.
Sot e dimë fare mirë që në dyqane nuk po merret dot më as me lista, prandaj duhet ndihmuar konsumi, ekonomia. Këtë thotë plani ynë, por për fat të keq ai njeriu i shtriqur nga kolltuku i makinës përsëriste: lani duart e asnjë masë konkrete. Pse? Se vazhdon të harxhojë dhjetëra milionë euro për të pasuruar oligarkët. Nuk kemi paketë të tretë ndihme dhe jemi i vetmi vend në Ballkan se kemi një qeveri që i vjedh taksat. Vetëm me prokurime publik KLSH ka nxjerrë 300 mln euro shpërdorim. Ajo që ne propozojmë shkon vetëm 312 mln euro ndaj dua ta përsëris që Shqipëria i ka mundësitë, në 6 muaj mjafton të ndalë vjedhjen dhe shpërdorimin”,- tha Basha.
BISEDA ME PRONARET E BIZNESEVE TE VOGLA
Basha: Si i keni punët?
Biznesi 1: Me thënë të drejtën jo shumë mirë…
Basha: Jeni pornarja?
Biznesi 1: Po, kam pasur edhe dy shtëse i kam hequr. Kam mbyllur edhe dyqanin tjetër, siç e shikoni edhe lëvizje nuk ka
Basha: Po qe kështu ‘Myslym Shyri’, kështu është gjithë Shqipëria
Biznesi 1: Është bërë kjo korsia e biçikletave dhe njerëzit nuk ndalojnë dot me makinë, se po ndaluan marrin gjoba
Basha: Pra, thjesht dëmtojnë biznesin me këtë
Biznesi 1: Nuk e di nëse e vutë re, po janë mbyllur 4 apo 5 dyqane këtu
Basha: Jeni të braktisur dhe të harruar nga qeveria
Biznesi 1:Po paguajmë taksa, qeraja po se po. Situatë pak e keqe për ne
Basha: Kemi një plan me 5 pika për të dalë nga kriza në 6 muajt e ardhshëm. Situata po përkeqësohet nuk po përmirësohet, ndaj kemi propozuar një cek me 1 mijë euro për ju. Ndërkohë për punonjësit që e kanë humbur punën të marrin 160 mijë lekë. Nëse i merr sërish vajzat që ke pasur në dyqan ti do marrësh 200 mijë lekë, për tju ndihmuar sado pak. Kjo duhet të vihet në zbatim një orë e më parë. Ne do na keni në krahë, sot kemi fjalën por nesër do na keni në krahë për të rritur konsumin dhe forcuar ekonominë. Mos u dorëzoni, pas 6 muajsh do keni në krahë një qeveri që nuk do jetë indiferente ndaj jush.
Basha: Si je?
Biznesi 2: Mirë
Basha: A je i fortë?
Biznesi 2: Të fortë do jemi, sa të kemi PD
Basha: Si i ke punët?
Biznesi 2: Mirë mo, po punët kanë ardhur si mos më keq, tani po rrimë vetë, shitësen e largova se s’kam me e pagu.
Basha: Këtu një vajzë më tha kam 4 ditë që nuk shes
Biznesi 2: I kam marrë me 25 dollarë në USA, po i shes me 3
Basha: Kemi propozuar një plan me 5 pika ne.
Biznesi 2: Unë jetoj në Miami, ka ardh koha me ik atje tani. Unë marr pension ja jap zonjës së dyqanit. Ca do bëjmë…
Basha: Do luftojmë, sot kemi fjalën, nesër do jemi në krahun tuaj të luftojmë
Basha: Si jeni?
Pronari i dyqanit 3: Tmerr jemi, gjithë familja këtu. Jemi në përiudhën e mbijetesës, këtu na ndikoi shumë edhe kjo korsia e biçikletave. Kishim 10 lekë tani kemi 7, po vazhdoi kjo histori…