Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim, kreun e Organizatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha. Në takim kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj z.Berisha për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare si edhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë.
” “Vatra” çdoherë dhe në çdo kohë, që nga themelimi i saj, nga Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako dhe të tjerët, ka ditur të mbajë qëndrim të drejtë në lidhje me fatet e kombit dhe me forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. ” shkruan Meta, bashkëngjitur fotos nga takimi.
Postimi i plotë:
I lumtur të takohesha dhe të bisedoja me z.Elmi Berisha, kryetar i Organizatës Panshqiptare “Vatra” dhe ta falenderoja për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare🇦🇱, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe për lirinë e Kosovës🇽🇰 që kjo organizatë ka ofruar që nga gjeneza e saj.
“Vatra” çdoherë dhe në çdo kohë, që nga themelimi i saj, nga Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako dhe të tjerët, ka ditur të mbajë qëndrim të drejtë në lidhje me fatet e kombit dhe me forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.🇦🇱🇺🇸
Kemi nevojë për një riangazhim edhe më të fortë të “Vatra”-s, në mbrojtjen e interesave kombëtare, por edhe fuqizimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.🇦🇱🇺🇸
E garantova z.Berisha për mbështetjen time me këtë drejtim, duke i uruar suksese në drejtimin e “Vatra”-s.