Pupacet perballe popullit nuk mund t’i japin pushtetin Rames!
Rama me votat e pupaceve edhe sot ne ate Kuvend antikushtetues 122-sh enderoi ne 3 D te qendroje ne pushtet, ne kundershtim me aspiratat e vullnetin e shqiptareve, duke shkelur rende rregullat e demokracise.
Pupacet dhe populli!?....
…pupacet qe vetem ja zgjaten agonine pushtetit te Rames keto muaj nuk mund te tjetersojne gjate vullnetin e 3 milion qytetareve, per te cilet ndryshimi eshte jetesor.
Rama me pupacet e tij nuk mund te ndalojne rjedhjen e pa ndaleshme te zhvillimit e progresit, rrugen tone drejt Perendimit e Europes e as mundin te na degdisin perseri ne skutat e Lindjes, “bunker” perfundimtar ky per Kryeministrin tashti ne ikje!
Pupacet ngelin pupace nen “shkopin e dirigjentit” edhe kur ai i denigron ne publik, dhe kur ata perpiqen te inskenojne nje “kryengritje” ne ate Kuvend sic u gajasem sot kur “plasi”, ne fund te fundit ata vecse i binden e do t’i binden atij “shkopi”, si ka ndodhur aty keto muaj, sic ndodhi dhe sot.
Por nga ana tjeter edhe ai “dirigjent”, qe enderon te gjeje shpetimin nga pupacet e tij “kapet mbas flokeve te veta” sado vota i dhane sot, pavaresisht nga ligjet antikushtetuese qe miratoi me ato, pupacet ngelin gjithmone pupace dhe ai pjese e asaj orkestre komike, vetem kaq.
E ardhmja e nje vendi nuk percaktohet nga pupacet e dirigjenti i tyre, ajo percaktohet nga njerrezit e lire e kurajoz, nga aspiratat e vizionet reale te tyre, ajo tashme eshte percaktuar per tu bere realitet (jo ne 3 D) me 25 prill.