Xhixho:Një vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!

Hënë, 05 October 2020 18:37

 

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e cilëson votimin e sotëm në Kuvend, si një antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se sot u shkel Kushtetuta dhe u cenuan standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Mesazhi i plotë i nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho:

“Një vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!

Sot u mbyllen listat duke i hequr mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqesuesit e tyre në Parlament, u shkel Kushtetuta dhe u cenuan standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit !

Kjo eshte dhe deklarata e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”

Modifikuar më Hënë, 05 October 2020 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...