Vasili: Marrëveshja u nënshkrua në Ambasadën e SHBA. Çdo alibi për përgjegjësinë e Ramës është kundër popullit shqiptar

Hënë, 05 October 2020 19:11

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se pakti që u shkel sot nga Edi Rama me votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në Kuvend, u nënshkrua në Ambasadën e SHBA.

Ai shton se çdo alibi për këtë shkelje të rëndë është kundër popullit shqiptar. “Marrëveshja konsensuale e 5 qershorit, qe u ngjiz dhe u shkrua ne Ambasadën Amerikane u shkel sot për faqe të zezë nga Edi Rama. Ky është fakt që nuk e luan topi! Askush nuk mund të mbyllë sot sytë dhe të lajë duar si Ponc Pilati përpara këtij fakti ulëritës. Dhjetëra nene të Kodit Zgjedhor të miratuar në përputhje dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit u shqyen dhe u grisën sot nga Edi Rama. Edhe ky është fakt që nuk e luan topi. Çdo alibi për përgjegjësinë shumë të rëndë të Edi Ramës për shkeljen e dhunshme të 5 qershorit është KUNDER POPULLIT SHQIPTAR, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kundër Integrimit Europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE”,– shkruan Vasili në një reagim në Facebook

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...