Kryetari i LSI Tiranë,Përparim Spahiu: 25 prilli fundi i Rilindjes mafioze

Tuesday, 06 October 2020 10:08

 

Nga Përparim Spahiu*

Në fakt, nuk është moment falenderimi apo falenderimesh, është moment angazhimi maksimal për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ka rënë. 25 prilli do të jetë fundi i një grupi kriminal që ka zaptuar vendin. Grup kriminal financiar, që ka abuzuar e vazhdon dhe abuzon, por dhe ka planifikuar të abuzoje në 10-15 vitet e ardhëshme me parat e taksapaguesve shqipëtarë, me Konçensione e PPP. Grup kriminal i vjedhjes së votës, zgjedhje lokale e të përgjithshme, me dosje të pa hetuara ende si ajo 184 e 339. Grup kriminal i kanabizimit të të gjithë teritorit shqiptar e inkriminimit të strukturave shtetërore në biznesin e ashtuquajtur 30 përqindësh. Grup kriminal i pastrimit të parave në nivelet më të larta që ky vend ka pasur ndonjëherë. Grup kriminal që ka shkatërruar ekonomitë familjare të shqiptarëve duke çuar në emigrim masiv. Shqiptarët sot janë azilkërkuesit me numurin më të madh në Europë a thua se jemi në luftë. Në nisje të kësaj detyre të re, ajo që premtoj është angazhimi im i pakufishëm që 25 prilli të jetë një ditë referendumi popullor. Një referendum ku një sekt bie dhe një alternativë ngrihet. Një intrigë politike rrëzohet dhe një ditë e re lind për shqiptarët. Zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen mend si fundi politik i një personi të rrezikshëm për vendin me emrin Edi Rama. Por, angazhimi im nuk është asgjë pa angazhimin tuaj, pa angazhimin e të gjithë strukturave të LSI, pa angazhimin maksimal te çdo anetari të saj, për të qënë pjesë e një fitoreje të madhe tonën por edhe të të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Unë po me mbyll me urim e Kryetares: Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja!

*Fjala e Kryetarit të LSI-së Tiranë, Përparim Spahiu në mbledhjen e Kryesisë së LSI Tiranë

Modifikuar më Tuesday, 06 October 2020 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...