Qeveria, pergjegjese per ezaurimin e gjendjen teknike te kapaciteteve reanimatore e spitalore ndaj Covid.
Dhe ato shume pak poste te tilla ne dispozicion ne dy qendrat Covid jane jo vetem ne strukture larg standarteve europiane, por dhe te mbingarkuara, gje qe perkeqeson perspektiven e atyre te semureve-ne reanimacion ndahet jeta nga vdekja.
Duke qene koshient i kesaj kam theksuar prej muajsh domosdoshmerine e:
--Venies ne dispozicion te mjekimit te ketyre te semureve tejet te rende e komleks, te ambjenteve me te mira te reanimacionit te vendit, ne QSUT dhe ne disa rethe.
--Importimin e instalimin ne pak jave ne vend te reth 100-150 posteve te gateshme reanimatore te standarteve europiane, qofte per gjendjen aktuale, qofte per cfare mund te ndodhe. Italia, te ciles mund t’i drejtohemi per mbeshtetje, rriti kapacitetet e saj reanimatore ne 11000 poste moderne, (180 per 1milion banore), ndersa ne te dy spitalet tona Covid ka reth 15 te tilla, pa folur per standartet.
Atyre qe jane mesuar te ngyrosin vetem fasadat desheroj tju them se nje post reanimacioni nuk mund te krijohet duke lyer disa mure apo zgjatur disa tuba. Ai eshte shume kompleks, me shume parametra e me shume lloj pajisje qofte monitorimi, diagnostikimi, laboratorike, mjekuese nga respiratoret e deri te asistenca hemodinamike duke perfshire dhe ECMO, qe vazhdojme te mos kemi te tille ne vend.
Ne kushtet aktuale te numrit e gjendjes strukturale te sherbimit te reanimacionit, pavaresisht devocionit e aftesive te personelit, humbjet shumta njerrezore jane te pa shmangeshme.
--Mobilizimin e shtreterve klinike te tjere per kete qellim ne disa spitale jashte Kryeqytetit per te decentralizuar mjekimin e zbutur presionin mbi reanimacionet.
--Pa dyshim te gjitha keto kerkojne dhe forcimin e mjekut te familjes, mjekimin ambulator shume perfshires e rimbursimin e tij, ndryshe gjendja e pacienteve qe arrijne te hospitalizohen do te jete gjithmone dhe me e rende, pra dhe prognoza….