Del raporti i BE për Shqipërinë dhe Ballkanin: Korrupsion i madh dhe kapje e shtetit!

Tuesday, 06 October 2020 12:06

 

Pak orë para publikimit të progres raportit për Shqipërinë, Vizion Plus, siguron një pjesë të tij. Në dokumentin i cili bën një vlerësim të situatës ekonomike dhe hapave që duhet të ndërmarrin qeveritë e Ballkanit Perëndimor theksohet qeverisja e dobët dhe në veçanti, progresi i kufizuar në adresimin e mangësive në shtetin e së drejtës dhe në trajtimin e korrupsionit.

Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave themelore, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administrata publike përbëjnë një nga motorët kryesorë për rimëkëmbjen ekonomike si të Shqipërisë dhe gjithë vendeve të tjera të rajonit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Si pikë kryesore në dokument nënvizohet qeverisja e mirë si një element i rëndësishëm në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, me theksin te zbatimi i ligjit si një etapë kryesore kundër së cilës vlerësohet progresi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, thuhet në dokument, përparimi i besueshëm në fushën e sundimit të ligjit mbetet një sfidë e rëndësishme, e cila shpesh ndërlidhet me mungesën e vullnetit politik, ekzistencën e vazhdueshme të elementeve të qarta të kapjes së shtetit dhe progresin e kufizuar në pavarësinë e gjyqësorit.

 

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Vizion Plus, në pjesën që lidhet me paketën e zgjerimit në aspektin ekonomik rekomandohet një gjyqësor i fuqishëm dhe i pavarur, i paanshëm dhe efektiv që dukshëm siguron që të gjitha institucionet shtetërore të respektojnë ligjin, të ruajnë integritetin dhe që qytetarët të mbrohen nga vendimet arbitrare dhe të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre plotësisht.

Bizneset kanë nevojë për siguri ligjore dhe mungesë korrupsioni, sikundër edhe investitorët e huaj kanë nevojë për siguri në një fushë të barabartë që do të mbrojë investimet e tyre, thuhet më tej në progres raportin e Komisionit Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...