Eurodeputeti: Shqipëria, shtet që drejtohet nga mafia

Tuesday, 06 October 2020 17:47

 

Gjatë konferencës për paketën e zgjerimit të BE 2020 dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, teksa Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi është shprehur se Shqipëria ka përparuar dhe është shumë pranë plotësimit të kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare, i një tjetër mendimi ka qenë francezi, Jerome Riviere.

Eurodeputeti Riviere ka hedhur idenë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndahen nga njëra-tjetra për procesin e anëtarësimit.

“Me Shqipërinë, një shtet që drejtohet nga mafia, por edhe me shumicë myslimane, Europës që ju pretendoni të mbroni, do t’i vijë fundi”, tha Riviere, duke lënë të kuptohej se nuk do ta miratonte raportin.

Fjala e tij solli reagimin e kreut të Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister, i cili i kërkoi eurodeputetit të mos fyente një vend mik si Shqipëria, deklaratë që u mbështet nga shumica e eurodeputetëve të pranishëm.

Po ashtu, kritik ka qenë dhe Europdeputeti hungarez, nga partia Jobbik, i cili foli në lidhje me votimin e djeshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, “zgjedhjet e ardhshme në prill nuk do të jenë demokratike”.

Ndërkohë, zërave kritik i është kundërpërgjigjur Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila theksoi para eurodeputetëve se procesi i integrimit për Shqipërinë nuk duhet të ndalojë, pasi populli shqiptar është më pro-europiani në rajon

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...