Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tregon se çfarë nddhi me protestat popullore në Kirgistan, që çuan në anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike“.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.
Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.
Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike! 🇦🇱🤝