Nga Sali Berisha
Trafiku i droges merite per tu ngritur ne detyre ne poste te larta!
Tom Ndue Zhurri i denuar ne vitin 2012 me 7 vite dhe 7 muaj burg emerohet drejtor i OSHE dhe Gjergj Dodani i denuar ne vitin 2016 per trafik droge dhe i perjashtuar nga policia emerohet shef i komisariatit te Vaut te Dejes.
Detyra: te mbrojne arat me kanabis “medicinal” te Edvin Droges dhe Gjeneral Hashashit. sb
Pershendetje dr. Denoncim nga Vau i Dejes:
Tom Ndue Zhurri, i cili eshte drejtor i OSSHE per Veriun, i denuar ne vitin 2012 per vepren penale “prodhim dhe shitje e narkotikeve” me 7 vite e 6 muaj burg, sot eshte rikthyer ne menaxhimin e parcelave te droges ne Vaun e Dejes, me specifikisht ne Karme, Vig-Mnel, Koman, Toplan, Serme dhe Shllak.
Tom Zhurri ne bashkepunim me shefin e komisariatit te Vaut te Dejes dhe shefin e krimeve, keto dite kane mare ne menaxhim parcelat e droges ne bashkine Vau i Dejes, sepse parcelat jane ne pronesi te Bashkise dhe ne krye te Policise Bashkiake eshte emeruar se fundmi nje tjeter i denuar ne Shtator te vitit 2016 per trafik droge dhe i perjashtuar nga Policia e Shtetit, krimineli Gjergj Dodani.
Trafikanti i droges Gjergj Dodani ka vene tani se fundmi ne dispozicion te ketij rrjeti kriminal te gjitha makinat e policise bashkiake te cilat sebashku me makinat e komisariatit, jane vene ne ruajtje te parcelave te droges.