Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi viziton sot Tiranën, ku do të dorëzojë progres-raportin e publikuar një ditë më parë, për vitin 2020 për Shqipërinë.
Fjalimin e parë komisioneri do e mbajë në Parlament, e më pas axhenda e tij parashikon një takim me organet e vettingut.
Kjo do pasohet nga takim dhe më pas konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Më pas Komisioneri do takohet me presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Axhenda e Komisionerit Varhelyi:
16:00 -Fjala përshëndetësë në Parlament
16:45 -Takim me organët e Vettingut
17:15 -Takim me Kryeministrin Edi Rama
18:00 -Konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama
18:45 -Takim me Presidentin Ilir Meta
18:30 -Takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha