Presidenti serb fushatë “pro” kryeministrit Rama

E Enjte, 08 October 2020 08:31

 

Ilir Meta dhe opozita janë zotuar se nuk do ketë as helikopter që mund ta marrë nga Surreli, Edi Ramën, për të ikur jashtë shtetit te presidenti serb apo presidenti turk, pas 25 prillit!


08/10/2020 06:29

Tashmë dihet hapur se Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Rama janë miq, bile me shumë se kaq. Ajo se çfarë i ka bërë bashkë mbetet pikëpyetje e madhe sorosiane, por diçka më e madhe se pushteti mbetet se i bashkon të dy. Ata të dy ishin pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës, plan që duket se ka dështuar. Të dy morën në qafë presidentin kosovar Hashim Thaçi, i cili iu besoi dhe që tani, për hir të pazarit të tyre, mund të shkojë në Hagë jo si President. Në Serbi kanë mbaruar zgjedhjet parlamentare sipas modelit “Rama”, sepse opozita nuk mori pjesë në zgjedhje, tashmë ndera i duhet kthyer kryeministrit Rama, në Tiranë. Kur ishte në fushatë elektorale Vuçiç për partinë e tij, ishte kryeministri shqiptar që krijoi sulme dhe lojëra rajonale që shkonin për shtat presidentit serb që të fitonte zgjedhjet.

Por nderi do nder! Ndaj presidenti serb ka filluar fushatën pro Edi Ramës. Duke ditur se pikët e Edi Ramës në raport me patriotizmin dhe sidomos me çështjen kosovare janë në kuotat më të vogla në publik, ka filluar loja diplomatike e cila në thelb po inskenohet që ti rriten kuotat kryeministrit shqiptar si goja antiserb.

 

Loja ka filluar mjeshtërisht, sikur po zihen e kacafyten të dy, pra Vuçiç dhe Rama. Duhet pranuar se të dy janë mjeshtra të fasadës dhe pazarëve rajonale. Fillimisht loja nisi në Beograd. Vuçiç nxori ministrin e mbrojtjes Aleksandër Vullin, në shërbim të këtij pazari elektoral, që sulmoi “egër” kryeministrin Rama. Nuk vonoi dhe u përgjigj Edi Rama. Edhe ky “sulmoi” fort dhe egër! E “masakroi” ministrin serb dhe futen në lojë ambasadat dhe ministritë e jashtme.

Të martën ministri Cakaj ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin. Deri këtu bukur si lojë.

Më pas Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka për t’i dorëzuar një notë proteste lidhur me deklaratat e bëra gjatë takimit të të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë, për heqjen e kufirit mes këtyre dy të fundit.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.

Deri këtu duket mirë loja e presidentit serb për ta ndihmuar mikun e tij Rama për fushatën elektorale të 25 prillit, nisur nga dëshira se duke bërë sikur po zihen e luftojnë me deklarata të forta kundër njeri tjetrit, pikët e kryeministrit shqiptar mund të shtohen në publikun shqiptar. Edhe thirrja e mbledhjes së dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, mbledhje e sajuar nga Edi Rama, ishte në funksion të kësaj, pra që të bënte atë deklaratë dhe të reagonte Serbia. Mbledhja e dy qeverive asgjë nuk realizoi, por vetëm i shërbej kryeministrit shqiptar që të justifikonte reagimin serb. Dhe Beogradi ia ktheu nderin Ramën, e sulmoi!

Në të vertetë Presidenti serb dhe kryeministri shqiptar, edhe sikur të bëjnë fushatë të përbashkët pro Rilindjes, nuk ka asnjë shans që ta mbajë pushtetin Edi Rama.

Ndaj e gjitha kjo që po karikohet nga mediat proqeveritare në të dy shtetet, është në shërbim vetëm të Edi Ramës. Por siç tregojnë sondazhet, votat dhe sovrani-popull do jenë për largimin e kësaj qeverie, e cila duhet të mos përdorte ato metoda të poshtra dhe të pabesa, duke ndërruar rregullat e lojës kur fushata praktikisht ka filluar. Nxitimi dhe poshtërsia që Rilindja e firmosi pasi preku Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pa konsensus, do të sjellë reagim masiv të votuesve drejt kutive të votimit me 25 prill 2021.

Edi Rama mund të zgjidhte një ikje të butë, pavarësisht se opozita thotë se ka qeverisur keq dhe poshtërsisht duke marrë gjithë pushtetet. Shembujt ishin, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Por ai e do me çdo kusht pushtetin, me të gjitha format, ndaj përfundimi nuk do jetë i mirë. Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski mbetet një shembull, është arratisur nga vendi dhe tashmë i dënuar me burg.

Por nëse Rama e vazhdon duke përdorur pushtetin për ta blerë pushtetin në tavolinë dhe me banda, kam frikë se përfundimi nuk do jetë i mirë.

Ilir Meta dhe opozita janë zotuar se nuk do ketë as helikopter që mund ta marrë nga Surreli Edi Ramën për të ikur jashtë shtetit te presidenti serb apo presidenti turk, pas 25 prillit!

Spiten Prulli

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...