Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Ky i fundit e ka ndarë letrën me ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa e ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri Hoti.
Ndërsa në letrën që Tramp i ka drejtuar Hotit shkruhet: “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”.