Pasi nuk e takoi në Berlin, Rama bisedon në Skype me Merkel

Hënë, 12 October 2020 17:35

 

Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë përmes Skype me Kancelaren gjermane Angela Merkel këtë të hënë, për të cilën dha detaje përmes një postimi në rrjetet sociale. Temë diskutimi mes tyre ishte përveç planit të BE për investimin në Ballkanin Perëndimor, edhe progresi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

“Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!“, shkruan Rama.


Kryeministri Rama ne Facebook:

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela

Login to post comments