Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Avdullah Hoti. Kjo vizitë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Lajçak, në një intervistë për Telegrafin një ditë para së ta vizitojë Kosovën, ka folur për shumë çështje.
I deleguari i BE-së për dialogun ka folur për takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçicc si dhe ka treguar se për cilat tema janë pajtuar palët për të negociuar në Bruksel.
Emisari ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në Washington dhe rolin e BE-së në këto çështje. Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis