Rama 'këshillon' SPAK: Politikanët nuk janë kokat e korrupsionit! Ja ç'duhet të bëni

Tuesday, 13 October 2020 12:32

 

“Kokat e korrupsionit nuk janë politikanët”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në prezantimin e rezultateve të raportit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Rama tha se koka e korrupsionit janë gjykatësit dhe prokurorët, të cilët kanë ngritur çekiçin e drejtësisë sipas interesave personale.

 

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanet, nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve që ndëshkimin e drejtësisë e kanë përdorur për hesape që nuk kanë të bëjnë me hesapet e shtetit. Po të mos ishin këta, nuk do ishte as korrupsioni spektakël dhe vrastar i politikanëve”, u shpreh Rama.

 

Teksa foli për sfidat e SPAK, kreu i qeverisë u shpreh se nëse SPAK nuk dënon gjyqtarët dhe prokurorët, atëherë misioni i tij ka dështuar.

"Nëse gjykatës dhe prokurorë janë duke bërë ndonjë krim në kohë, në salla gjyqesh në cenim të pronës publike dhe private me idenë që ne nuk e kalojmë vetingun prandaj është kohë që të bëjmë gjithçka që të dalim nga kjo pjesë e jetës me një thes me para, ndërkohë që janë aty duke kryer krime edhe sot që flasim, do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa që sipas mendimit tim duhet të fokusohet tek institucionet e reja të drejtësisë. Përndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve nga reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do t'i bëhet popullit shqiptar pas këtij angazhimi të madh. Do të jetë dështimi më i madh i partnerëve të Shqipërisë që janë përfshirë në këtë proces. SPAK ka misionin të pastrojë deri në fund ata që vetingu i pastron thjesht nga fusha e sistemit. T'i pastrojë nga jeta shoqërore dhe t'i cojë në burg. Pasi kanë përdorur çekiçin në mënyrë barbare. Kjo do ta bëjë Shqipërinë evropiane këtu, pavarësisht se çfarë do të ndodhe me vendimet e BE”, tha Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...