Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për grevën dhe protestat e naftëtarëve të Ballshit.
Rama ka thënë se për momentin nuk kanë një zgjidhje për problemin, sepse nuk kanë një kompani që merr përsipër shpenzimet, teksa shton se në momentin e parë që do të ketë diçka do të flasë.
“Sapo të kem përgjigje do ti vë në dijeni. Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje por deri më tani nuk e kemi. Nuk kemi mundësi t’u zgjidhim problemin naftëtarëve, nuk kemi një kompani që i merr përsipër detyrimet. Forma të tilla protestash janë të panevojshme për mua.
Nëse e bëjnë grevën e urisë për të më sensibilizuar, jam tërësisht i sensibilizuar, sapo të kem diçka do flas”, ka thënë Rama